“E ke merituar”, Brikena dhe Shëndriti informohen për fitoren e Londrimit në Big Brother

Nga D. V.
737 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Brikena Selmani dhe Shëndrit Lumi duket se kanë zbuluar padashje një informacion nga produksioni.

Ata së fundmi kanë mësuar për fitoren e Londrim Mekajt, në Big Brother VIP Kosova 4.

“Çka u gëzova dje për atë që thanë, që ka fituar”, ka reaguar modelja nga Kosova.

https://host.vpplayer.tech/player/ptkzurlu/vjsoeejs.html

Gazetari nga ana tjetër theksoi: “Hej e pabesueshme a, shumë e pabesueshme, nëse je duke na parë urime, e ke merituar të uroj me gjithë zemër Londraaa”.

Fitorja e tij besohet se i është kumtuar nga produksioni pasi nuk kanë asnjë komunikim përtej mureve të shtëpisë.

Edhe pse kjo konsiderohet si thyerje e rregullave, ndonëse nuk lejohen informacionet nga jashtë.

Londrimi ndërkaq në Kosovë fitoi çmimin e madh prej 124 mijë eurosh.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër