E konfirmon Rama: Do të jem kandidat për kryetar të LDK-së, Abdixhiku do të bënte mirë të jepte dorëheqje

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prshtinë, 22 tetor, Zhurnal.mk – Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka konfirmuar se do të kandidojë për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në zgjedhjet e brendshme që kjo parti do t’i ketë vitin e ardhshëm.

Në një deklarim për media gjatë ditës së sotme, Rama i ka bërë thirrje kryetarit aktual të LDK-së, Lumir Abdixhikut, që të japë dorëheqje.

“A keni dëgjuar që kam thënë se po? Do të jem (kandidat për kryetar të LDK-së). Jam dëshmuar në Prishtinë, jam rizgjedh, e kam pru LDK-në të parën në Prishtinë. Mendoj që kishte bërë mirë (të dorëhiqet Abdixhiku). Ashtu duhet me bë”, ka thënë Rama.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër