E shiti shtëpinë në Francë për të ndërtuar një xhami në Prizren

Nga Xh M
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prizren, 12 shtator Zhurnal.mk – Pa i mbushur ende 20 vjeç, Bilall Likaj nga Lubeqeva e Prizrenit u nis drejt Francës, ku jetoi dhe punoi për rreth shtatë dekada. Në moshën 88-vjeçare, ai vendosi të kthehej në vendlindje.

Bilalli i dhuroi Bashkësisë Islame 7 ari tokë në Prizren dhe me kursimet e tij financoi ndërtimin e Xhamisë “Bilali”, e njohur nga shumë qytetarë edhe si “Xhamia e Gurit”.

Për ta realizuar këtë dëshirë, ai thotë se shiti edhe shtëpinë që kishte blerë gjatë viteve të punës në Francë.

“Kam punuar në rini, bleva një shtëpi në Francë… pastaj e shita për ta ndërtuar xhaminë. Në atë xhami e kam lënë shpirtin.”

Një jetë larg vendlindjes dhe një vepër që zgjodhi ta linte pas në Prizren.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër