“East of Eden” pushton Netflixin – Florence Pugh në rolin kryesor të serialit të ri bazuar në romanin e famshëm

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Seriali i ri i Netflix-it, “East of Eden”, i bazuar në romanin me të njëjtin emër të John Steinbeck, po tërheq vëmendjen falë produksionit cilësor dhe interpretimit të Florence Pugh në rolin e Cathy Ames, një prej personazheve më të njohura negative të letërsisë.

E krijuar nga Zoe Kazan, seriali sjell për herë të parë të gjithë sagën shumëbrezëshe të romanit, ndryshe nga adaptimi i mëparshëm filmik, i cili përqendrohej vetëm te pjesa e fundit e historisë.

Pugh, e cila është edhe producente ekzekutive, vlerësohet veçanërisht për interpretimin e saj, ndërsa Hoon Lee spikat në rolin e kuzhinierit Lee, një personazh që në këtë merr më shumë hapësirë dhe thellësi.

 Foto: Netflix

Kritikat vlerësojnë lojën e aktorëve dhe cilësinë e produksionit, megjithëse vënë në dukje se shpjegimi i sjelljes së Cathyt përmes traumave të fëmijërisë e thjeshton disi personazhin.

Seriali trajton tema si vullneti i lirë, mëkati dhe tragjeditë që përsëriten brez pas brezi.

Mini-seriali ishte planifikuar të kishte tetë episode, por përfundimisht u realizuan shtatë.

Të gjitha episodet janë të disponueshme në Netflix. 

– YouTube  www.youtube.com

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër