Edhe Greqia ofron shtetësi greke për shtetasit maqedonas me origjinë greke

Nga D. V.
A+ A-
Rivendos

Shkup, 21 korrik, Zhurnal.mk – Ambasada Greke shpjegon rrjedhën e procedures. “Greqia ka nevojë për ju. Forconi lidhjen tuaj me atdheun tuaj”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Greqisë në Shkup.
Greqia ka nisur një fushatë publike që synon qytetarët maqedonas me origjinë greke që mund të plotësojnë kushtet për marrjen e shtetësisë greke. “Greqia ka nevojë për ju. Forconi lidhjen tuaj me atdheun tuaj”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Greqisë në Shkup.

Njoftimi tregon se qytetarët mund të gjejnë informacion mbi kushtet, dokumentacionin e kërkuar dhe hapat bazë për të aplikuar për shtetësi greke bazuar në origjinë, përmes një prindi ose gjyshi me origjinë greke. Procedura fillon në konsullatën greke kompetente për vendin e banimit, ku të interesuarit mund të marrin udhëzime dhe informacione shtesë për secilën fazë të procesit.

artikuj të ndërlidhura