Edhe shumë objekte pa legalizuar në Kumanovë

Nga Xh M
648 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 22 mars – Edhe përkundër faktit se Ligji për legalizimin e objekteve të egra është miratuar në vitin 2011 dhe madje tri here është zgjatur afati, në komunën e Kumanovës, gjatë kësaj periudhe ende shumë objekte kanë mbetur pa u legalizuar.

Në të vërtetë deri më tani janë shtruar gjithësej 26.256 kërkesa për legalizimin e objekteve të ndërtuara pa leje, nga të cilat 5.836 ende nuk janë zgjidhur, ka njoftuar kryetari i komunës së Kumanovës Maksim Dimitrievski, pasiqë sipas tij shkaktar kryesorë është dokumentacioni i pa kompletuar.

“Ligji për legalizim është miratuar në vitin 2011, dhe afatet për përfundiminin e asaj procedure janë zgjatur 3 herë në të kaluarë. Saktësisht 26.256 kërkesa janë paraqitur në komunën e Kumanovës nga të cilat 5.836 ende nuk janë zgjidhur për shkak mos kompletimit të duhur të dokumentacionit”, shtoi Dimitrievski.

Ai gjithashtu ka sqaruar se ndryshimet e fundit në Ligjin për legalizimin e objekteve të ndërtuara pa leje nuk lejojnë paraqitjen e kërkesave të reja, por synojnë përfundimin e procedurave që tashmë janë inicuar.

“Do të vazhdojmë në përputhje me ndryshimin e fundit të ligjit, i cili nuk ka të bëjë me paraqitjen e kërkesave të reja për legalizim por kryesisht i referohet përfundimit të të gjitha këtyre procedurave të cilat tashmë janë inicuar”, theksoi mes tjerash Dimitrievski.

I pari i Kumanovës theksoi se nuk është vetëm komuna e Kumanovës ajo që përballet me këtë problematikë, ngase situatë të ngjajshme janë evidentuara edhe në komunat tjera të RMV.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër