Edhe sot kufizime për kamionët mbi 20 tonë në autoudhë

Nga D. V.
596 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 3 gusht, Zhurnal.mk – Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se edhe gjatë ditës së sotme do të zbatohen kufizime të përkohshme në qarkullim për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.

Sipas njoftimit, kufizimi do të vlejë në autoudhë nga ora 11:00 deri në 17:30, pasi temperaturat e parashikuara pritet të arrijnë ose tejkalojnë 32 gradë Celsius.

Ndërkaq, në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse, qarkullimi i kamionëve do të lejohet pa kufizime.

Ministria bën të ditur se nga ky kufizim përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore.

Autoritetet u kanë bërë thirrje operatorëve ekonomikë dhe drejtuesve të mjeteve të respektojnë kufizimin dhe të planifikojnë qarkullimin në përputhje me orarin e përcaktuar.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër