Shkup, 27 korrik – Rajoni i Ohrit edhe një herë i ka shpëtuar vendimit për të mbetur si Vend me rrezik i Trashëgimisë Kulturore Botërore i mbrojtur nga UNESCO. Por, kjo nuk do të thotë se në të ardhmen mund të mos e humbasë këtë status, nëse qeveria nuk i merr parasysh sugjerimet e UNESCO-s. Kjo organizatë kërkon urgjentisht nga Maqedonia e Veriut të ndalojë degradimin mjedisor dhe strukturor të Rajonit të Ohrit. UNESCO-s i dha vendit një afat shtesë deri në vitin 2030 duke i vendosur kushte mjaft të rrepta, shkruan “Zhurnal.mk”.
Rajoni i Ohrit shpëton të mos përfshiet në Listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik të UNESCO-s
Vendimi u mor nga Komiteti i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, në sesionin e tij të 48-të të mbajtur në Busan, Republika e Koresë, për të mos e përfshirë trashëgiminë natyrore dhe kulturore të Rajonit të Ohrit në Listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik.
Ky vendim është një shans shtesë në bashkëpunim me Republikën e Shqipërisë, për të vazhduar zbatimin e rekomandimeve të Komitetit të Trashëgimisë Botërore, Qendrës së Trashëgimisë Botërore dhe Organeve Këshillimore.
Por, ky vendim nuk do të thotë se sfidat janë kapërcyer, përkundrazi, ai përfaqëson një angazhim të fortë për të intensifikuar më tej aktivitetet për të ruajtur vlerën e jashtëzakonshme universale të Rajonit të Ohrit.
Qeveria thotë se është e përkushtuar për ta mbrojtur Liqenin!
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka deklaruar se mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj zbatimit të Planit të Menaxhimit dhe Planit Strategjik të Rehabilitimit, ndaj forcimit të koordinimit institucional, ndaj krijimit të një organi menaxhues, si dhe ndaj bashkëpunimit të ngushtë të mëtejshëm me Republikën e Shqipërisë në menaxhimin e kësaj trashëgimie botërore ndërkufitare.
Në periudhën e ardhshme, do të vazhdojë zbatimi i masave specifike mbrojtëse, duke përfshirë përgatitjen e Vlerësimit Strategjik Ndërkufitar të Ndikimit në Mjedis, forcimin e mbikëqyrjes inspektuese dhe trajtimin e ndërtimeve të paligjshme, si dhe aktivitetet për mbrojtjen dhe restaurimin e Bllatos së Studencishkos.
Dështimi për të miratuar një vendim të propozuar tashmë për të përfshirë një vend të trashëgimisë botërore në Listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik është një dukuri jashtëzakonisht e rrallë. Të tilla janë rastet me Venedikun dhe Koralet e Mëdha në Australi në vitin 2021. Prandaj, ky moment është edhe një shans për Maqedoninë e Veriut që të shpëtohet ruajtja e Rajonit të Ohrit si vlerë botërore e UNESCO-s.
UNESCO kërkon urgjentisht të ndalojë degradimi mjedisor
UNESCO ka kërkuar urgjentisht nga Maqedonia e Veriut të ndalojë degradimin mjedisor dhe strukturor të Rajonit të Ohrit.
Ndonëse Komiteti i Trashëgimisë Botërore i UNESCO-s vendosi të mos e përfshijë menjëherë Ohrin në listën e trashëgimisë në rrezik dhe i dha vendit një afat shtesë deri në vitin 2030, kjo erdhi me kushte mjaft të rrepta.
UNESCO ka kërkuar nga autoritete e Maqedonisë së Veriut që të pezullohen ndryshimet në planet zhvillimore lokale dhe planet e detajuara urbanistike që dëmtojnë bregdetin.
Gjithashtu ka kërkuar që të mos lejohet asnjë projekt i ri pa një Vlerësim Strategjik Mjedisor të plotë.
UNESCO me rekomandimet e funidt ka kërkuar që të krijohet një inventar i saktë dhe i bazuar në kritere për të gjitha ndërtimet pa leje në zonën e mbrojtur.
Qeveria nevojitet që në të ardhmen të nisë urgjentisht aksionet për rrënimin ose largimin e atyre ndërtimeve të paligjshme që cenojnë ekosistemin dhe autenticitetin e qytetit.
Në aspektin ekologjik, UNESCO kërkon të ndërtohen dhe përmirësohen sistemet e grumbullimit dhe trajtimit të ujërave të zeza përreth gjithë liqenit për të parandaluar ndotjen.
Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe e Shqipërisë kanë marrë për zotim që të mbyllen deponitë ilegale dhe të zgjidhet problemi i menaxhimit të mbetjeve të ngurta.
Nevojite në të ardhmen të ruhen zonat e ndjeshme ekologjike (si Kënata e Studençishtës) nga projektet komerciale si marina apo infrastruktura turistike agresive.
Qeveria aktuale duhet të finalizojë dhe zbatojë planet për Ohrin dhe Strugën, ku përfshihet rregullimi i arkitekturës së qytetit të vjetër dhe mos të lejohen ndërhyrjet moderne të papërshtatshme që prishin pamjen historike
Duke qenë se liqeni është trashëgimi e përbashkët, UNESCO kërkon që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të bashkërendojnë politikat e tyre për ta menaxhuar të gjithë basenin si një pronë të vetme ekologjike.
Rajoni i Ohrit është një thesar i paçmuar natyror dhe kulturor me vlerë të jashtëzakonshme universale. Ruajtja e tij është përgjegjësia e jonë kombëtare, por edhe një detyrim i përbashkët ndaj trashëgimisë botërore dhe brezave të ardhshëm. Prandaj nuk duhet lënë punën në “asgjë” sepse nëse humbet një vlerësim i UNESCO-s, kjo do të thotë se humbet një burim i turizmit për Maqedoninë e Veriut, shkruan “Zhurnal.mk”.
