Efektivë të Forcës Tokësore trajnim me Gardën Kombëtare të ShBA-së

Nga admin
436 e lexuar
A+A-
Rivendos

Efektivë të Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë të Forcës Tokësore zhvilluan trajnimin “Call for Fire – Artillery”, në bashkëpunim me Rojën Kombëtare të Nju-Xhersit (New Jersey National Guard), në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, informoi se trajnimi synon rritjen e aftësive operacionale, ndërveprueshmërisë dhe përvetësimin e standardeve më të avancuara të NATO-s, duke forcuar më tej kapacitetet profesionale të Forcave të Armatosura.

Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit u njohën dhe u stërvitën mbi teknika bashkëkohore të komandimit, komunikimit dhe koordinimit në kushte reale operacionale, duke shkëmbyer përvojë profesionale me homologët amerikanë.

Trajnimi është një tjetër dëshmi e angazhimit të vazhdueshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë për rritjen e kapaciteteve profesionale dhe operacionale, si dhe të forcimit të partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në funksion të sigurisë rajonale dhe kolektive.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër