Efektivët në frontin e protestës, qeveria miraton menjëherë vendimin për shpërblimin

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 19 tetor Zhurnal.mk – Qeveria ka miratuar vendimin për dhënien e shpërblimit financiar për 2750 punonjës të Policisë së Shtetit, me argumentin e angazhimit të shtuar të tyre në garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë protestave në Tiranë.

Vendimi është miratuar në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të kësaj të hëne, pas paralajmërimit të bërë më herët gjatë ditës nga kryeministri Edi Rama. Sipas dokumentit zyrtar, për shpërblimin e punonjësve të policisë parashikohet një fond total prej 740 milionë e 80 mijë lekësh, i cili do të shtohet në buxhetin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, në zërin e shpenzimeve korrente të programit buxhetor “Policia e Shtetit”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër