Elektrodistribuimi shpall konkurs për punësimin e elektromontuesve në Shkup

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 17 nëntor Zhurnal.mk – Mundësi të reja punësimi në Shkup – Elektrodistribuimi kërkon elektromontues të cilët do të angazhohen në kryerjen e detyrave të punës që lidhen me veprimtarinë e kompanisë.

Pozita e punës përfshin aktivitete për funksionimin e rrjetit distributiv të energjisë elektrike, ndër të cilat janë: leximi dhe zëvendësimi i orëmatësve elektrikë, kontrolli i kyçjeve dhe pikave matëse, shkyçja dhe rilidhja e konsumatorëve, si dhe asistimi në mënjanimin e defekteve.

Kandidatët e interesuar duhet të kenë të përfunduar arsimin e mesëm profesional të shkallës IV në drejtimin elektroteknik – energjetikë.

Kualifikimet shtesë për punë nën tension, provimi profesional për përdorimin e pajisjeve dhe stabilimenteve energjetike, si dhe njohuritë kompjuterike do të konsiderohen përparësi.

Afati i fundit për aplikim: 23.11.2026

Për më shumë detaje dhe aplikim, vizitoni platformën zyrtare të karrierës përmes linkut në vijim:

https://careers.elektrodistribucija.mk/jobs/8745888-

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër