Emiratet e Bashkuara Arabe tërhiqen nga OPEC dhe OPEC+

Nga D. V.
533 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Abu Dabi, 28 prill, Zhurnal.mk – Emiratet e Bashkuara Arabe njoftuan sot se do të tërhiqen nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC), e udhëhequr nga Arabia Saudite, si dhe nga aleanca më e gjerë OPEC+, ku bën pjesë edhe Rusia.

Vendimi do të hyjë në fuqi duke filluar nga 1 maji, sipas një deklarate zyrtare të publikuar nga agjencia shtetërore e lajmeve e Emirateve, WAM. Ky zhvillim konsiderohet i rëndësishëm për tregjet globale të energjisë, pasi Emiratet  e BAshkuara Arabe janë ndër prodhuesit kryesorë të naftës në botë dhe një aktor me ndikim në politikat e prodhimit.

Sipas njoftimit, ky vendim pasqyron një vizion strategjik dhe ekonomik afatgjatë të Emirateve të Bashkuara Arabe, të cilat synojnë të ripozicionojnë rolin e tyre në sektorin energjetik global. Autoritetet theksojnë se vendi po kalon drejt një modeli më të diversifikuar energjetik, duke rritur investimet në prodhimin vendas të energjisë dhe në teknologjitë e reja. Kjo përfshin jo vetëm sektorin tradicional të hidrokarbureve, por edhe zhvillimin e energjive të rinovueshme dhe projekteve të qëndrueshme.

Vendimi vjen në një kohë kur tregu ndërkombëtar i energjisë po përballet me ndryshime të shpejta dhe sfida të shumta, përfshirë tranzicionin global drejt energjive më të pastra dhe presionet gjeopolitike.

Tërheqja nga OPEC dhe OPEC+ mund t’i japë Emirateve t ‘Bashkuara Arabe më shumë fleksibilitet në përcaktimin e politikave të tyre të prodhimit dhe eksportit, duke i lejuar të përshtaten më shpejt me zhvillimet e reja ekonomike dhe teknologjike. Megjithatë, ky hap mund të ketë gjithashtu ndikim në balancat e tregut të naftës dhe në marrëdhëniet me partnerët tradicionalë energjetikë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër