Energjia dhe karburantet shtrenjtojnë jetesën në Gjermani, inflacioni pranë 3%

Nga D V
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Frankfurt, 10 shtator, Zhurnal.mk – Lufta me Iranin ka rritur çmimet e energjisë dhe, si pasojë, ka shtrenjtuar jetesën në Gjermani.

Çmimet që paguajnë konsumatorët u rritën me 2,9% në gusht, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, konfirmoi sot Zyra Federale e Statistikave.

Kjo është rritja më e madhe e çmimeve në Gjermani që nga dhjetori i vitit 2023, kur inflacioni ishte 3,7%.

Ekonomistët presin që çmimet të vazhdojnë të jenë të larta edhe në muajt e ardhshëm.

Instituti “Ifo” parashikon një inflacion mesatar prej 2,8% për vitin 2026 dhe rreth 3% në vitin 2027.

Energjia është faktori kryesor pas rritjes së çmimeve.

Në gusht, karburantet dhe ngrohja kushtuan mesatarisht 10,5% më shumë se një vit më parë.

Vetëm karburantet u shtrenjtuan me 27,7%, ndërsa karburanti për ngrohje me gati 50%.

Çmimet e larta të energjisë, mund të sjellin rritje edhe në produkte të tjera, pasi transporti, ruajtja dhe ftohja e ushqimeve bëhen më të shtrenjta.

Kompanitë mund t’ua kalojnë këto kosto shtesë konsumatorëve, përmes çmimeve më të larta.

Një lajm pozitiv është se çmimet e ushqimeve pothuajse nuk shënuan rritje, në gusht ishin vetëm 0,1% më të larta se një vit më parë.

Nga korriku në gusht, çmimet e konsumatorit në Gjermani u rritën me 0,2%.

Rritja e inflacionit, do të thotë fuqi blerëse më e ulët, me të njëjtën shumë parash, njerëzit mund të blejnë më pak.

Për këtë arsye, konsumatorët po tregohen më të kujdesshëm me shpenzimet e mëdha, duke reduktuar konsumin privat.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër