Eric Wendt mbërrin në Pallatin e Brigadave për takimin me Presidentin, ambasadori i ri amerikan nis sot detyrën në Shqipëri

Nga Xh M
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 26 shtator Zhurnal.mk – Eric Wendt ka mbërritur në Pallatin e Brigadave ku do të dorëzojë letrat kredenciale te Presidenti i Republikës, për të nisur zyrtarisht detyrën si ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri.

Wendt ka mbërritur ditën e djeshme në Shqipëri, ndërsa me marrjen e detyrës i vjen fundi periudhës thuajse 3-vjeçare ku SHBA nuk kishte një ambasador në Tiranën zyrtare.

Ai u propozua nga Presidenti Donald Trump dhe i konfirmuar nga Senati amerikan më 6 gusht, Eric Wendt vjen në Tiranë me një sfond të konsoliduar ushtarak dhe të sigurisë kombëtare. Ai gëzon një përvojë prej mbi 34 vitesh shërbimi në ushtrinë e Shteteve të Bashkuara, me një karrierë të gjatë drejtuese në Forcat Speciale “Green Berets”. Për më tepër, gjatë karrierës së tij diplomaci-ushtarake, ai ka drejtuar edhe Komandën e Operacioneve Speciale të NATO-s.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër