Shkup, 19 gusht, Zhurnal.mk – Në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar mbi 110 mijë të papunë prej tyre mbi 10 mijë janë me arsim sipëror, me ç’rast deri 600 veta janë magjistra dhe rreth 20 doktorë shkencash, të cilët nuk mund të gjejnë një vend pune.
Sipas të dhënave të fundit të Entit Shtetëror të Statistikave (ESHS), nga mbi 100 mijë të papunë në Maqedoni, mbi 10 mijë prej tyre janë me arsimim të lartë. Nga kjo shifër, gati 600 janë kuadro që kanë të kryer magjistraturën, kurse rreth 20 kuadro janë doktor shkencash.
Sipas këtij raporti, rreth gjysma e të papunëve kësaj kategorie me arsimim të lartë janë deri në moshën 39 vjeçare.
