Tre euro – deputetë grekë kërkojnë që në draft-rezolutë të PE të zëvendësohet emri “Republika e Maqedonisë së Veriut” me “Skopje”

Nga B.M
1,372 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Bruksel/Shkup, 18 Mars, Zhurnal.mk – Dy deputetë grekë nga Greqia dhe një nga Qipro, të Parlamentit Evropian (PE), e kanë dorëzuar një amandement për draft-rezolutën e Komisionit të Jashtëm të PE (AFET), me të cilin kërkojnë që emërtimi kushtetues i Maqedonisë së Veriut, “Republika e Maqedonisë së Veriut” të hiqet nga teksti e të zëvendësohet me “Skopje”, shkruan Zhurnal.mk.

Versioni i draft-rezolutës së hartuar nga deputeti austriak Thomas Waits thotëkështu: “duke pasur parasysh Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit midis Komuniteteve Evropiane dhe Shteteve të tyre Anëtare, nga njëra anë, dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, nga ana tjetër.”

Por të tre deputetët grek, Emmanouil Fragkos e Galato Alexandraki nga Greqia, eGeadis Geadi nga Qiprokanë propozuar në amandament që kjo fjali të zëvëndësohet kështu: “duke pasur parasysh Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit midis Komuniteteve Evropiane dhe Shteteve të tyre Anëtare, nga njëra anë, dhe Shkupit, nga ana tjetër.”

Që të tre kanë shkruar që ky zëvendësim të bëhet “nëpër krejt rezolutën”.

Emmanouil Fragkos e Galato Alexandraki janë nga partia Elliniki Lusi (Zgjidhja Greke). Kjo parti është një parti politike nga e djathta deri në të djathtën ekstreme, nacional-konservatore dhe nacionaliste në Greqi, e themeluar nga Kyriakos Velopoulos në vitin 2016.

Geadis Geadi është nga partia greke e Qipros, ELAMFronti Kombëtar Popullor, e cila është një parti politike e ekstremit të djathtë dhe ultranacionaliste që u themelua në vitin 2008.

Propozimi i tyre kundër emërtimit të ri kushtetues të Maqedonisë së Veriut, bëhet përkundër Marrëveshjes së Prespës midis qeverive të Geqisë dhe Maqedonisë së Veriut të qershorit 2018.

Parlamenti i Greqisë e ka ratifikuar marrëveshjen në Janar 2019.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër