Evakuohen qytetarë të Maqedonisë nga Izraeli, nisen drejt Shkupit me avion qeveritar

Nga Xh M
1,383 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 5 mars – Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme njoftoi se ka koordinuar plotësisht procesin e evakuimit të shtetasve të Maqedonisë nga Izraeli, të cilët pasditen e sotme u nisën nga Sharm el-Sheikh drejt Shkupit me avionin qeveritar.

Sipas njoftimit, bëhet fjalë për një proces që kërkoi angazhim serioz të përfaqësive diplomatiko-konsullore, respektim të rreptë të procedurave të sigurisë dhe koordinim të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve kompetente.

Nga Ministria bëjnë të ditur gjithashtu se është përmbyllur procedura për lidhjen e një kontrate me një kompani, e cila pritet që në ditët në vijim të fillojë realizimin e fluturimeve për evakuimin e shtetasve të Maqedonisë edhe nga zonat e tjera të prekura, në koordinim me përfaqësitë diplomatiko-konsullore.

Institucionet theksojnë se përfaqësitë diplomatiko-konsullore mbeten në dispozicion 24 orë për qytetarët e Maqedonisë për çdo ndihmë dhe mbështetje të nevojshme.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër