Fajin për gabimet në tekstin e gjeografisë për klasën e 7, MASH e hedh te autorët, termat me përkthim të vjetër

nga Xh M

Shkup, 8 dhjetor – Fajin për gabimet në tekstin e gjeografisë për klasën e 7-të Ministria e Arsimit ia hedh autorëve, botuesit dhe komisionit kombëtar për libra mësimor.

Në reagimin e parë të këtij dikasteri thuhet se libri është pronë e botuesit dhe përmbajtja e tij nuk është drejtpërdrejt përgjegjësi e institucioneve shtetërore. Ministria e Arsimit shpjegon se: përdorimi i këtyre termave nuk është gabim, por përkthim i vjetër ose zgjedhje stilistike. Libri është pronë e botuesit, ndërsa Shërbimi Pedagogjik dhe recensentët kontrollojnë vetëm materialin e dorëzuar. Vendimin përfundimtar e merr Komisioni Kombëtar për Libra Mësimorë.

Nga MASH thonë se sipas ligjit për libra shkollorë, Shërbimi Pedagogjik shpall konkursin për libra mësimorë, por përmbajtja, përkthimi, zgjedhja e termave dhe toponimeve, redaktimi dhe dizajni janë përgjegjësi ekskluzive e botuesit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More