Fëmija 8-vjeçar sulmohet nga një i mitur në Gostivar, më herët ishte sulmuar edhe motra e tij

Nga D V
675 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Gostivar, 18 qershor, Zhurnal.mk – Një rast shqetësues dhune mes të miturve është raportuar në Gostivar.

Një 29-vjeçare nga Çajla ka denoncuar se djali i saj 8-vjeçar është sulmuar fizikisht nga një 14-vjeçar nga e njëjta lagje. Ngjarja ka ndodhur në oborrin e një ndërtese banimi në rrugën “Nikolla Parapunov”.

Sipas denoncimit, i njëjti i mitur më herët kishte sulmuar fizikisht edhe vajzën 8-vjeçare të familjes. Për rastin është njoftuar Qendra për Punë Sociale në Gostivar dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër