Shkup, 29 janar – Në mbledhjen e pestë të Këshillit Komunal të Haracinës, është miratuar një vendim i rëndësishëm në mbështetje të familjeve dhe fëmijëve. Kryetari i Komunës së Haracinës, Daut Beqiri, njoftoi se fëmijët me aftësi të kufizuara, si dhe ata që jetojnë vetëm me një prind, do të lirohen nga pagesa në çerdhen “Fatosat”.
Sipas Beqirit, ky vendim synon të krijojë kushte të barabarta për të gjithë fëmijët dhe t’u mundësojë atyre rritje dhe edukim në një ambient të sigurt dhe të kujdesshëm.
“Punojmë që të gjithë fëmijët të ndihen të barabartë dhe të kenë mundësi të rriten dhe të mësojnë në një ambient të kujdesshëm. Barazi, kujdes dhe shpresë për çdo fëmijë”, ka theksuar Beqiri.

