Fëmijët nga Manastiri priten nga Kryeministri i Shqipërisë

Nga D. V.
912 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 6 Mars, Zhurnal.mk – Disa fëmijë nga komuna e Manastirit janë pritur sot nga Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në zyrën e tij në Tiranë për një vizitë të organizuar nga Ambassadori i Shqipërisë në Shkup Denion Meidani.
“Në Kryeministri, së bashku me fëmijët nga Biblioteka ‘Linkest’ në Manastir, në një takim të veçantë me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama,” ka shkruar në Facebook Ambasadori Meidani.
“Fëmijë që mbajnë gjallë gjuhën shqipe, librin shqip dhe dashurinë për identitetin tonë, edhe përtej kufijve. Çdo fjalë e mësuar, çdo libër i lexuar në shqip është një urë që lidh brezat dhe një dëshmi se bijtë e shqipes, kudo që janë, e mbajnë gjallë gjuhën dhe kulturën e tyre. Ku ruhet gjuha shqipe, ruhet edhe shpirti i kombit,” shkruajti ai lidhur me takimin në zyrën e Ramës së bashku me fëmijët nga Manastiri.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër