Fermerët e Istogut mbajnë sot protestë para Ministrisë së Bujqësisë

Nga D. V.
1,243 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 03 korrik, Zhurnal.mk – Fermerët e Istogut kanë paralajmëruar që sot do të nisen me traktorë drejt Prishtinës, për të mbajtur protestë para Ministrisë së Bujqësis, raporton Ekonomia Online.

Sipas burimeve të Ekonomia Online kjo protestë pritet të fillojë në ora 11:00.

Me traktorë dhe makineri të rënda, fermerët do të marshojnë drejt kryeqytetit për të shprehur pakënaqësinë e tyre pas zhvillimeve në fabrikën e përpunimit të qumështit Vita.

Sipas organizatorëve, protesta do të jetë paqësore, ndërsa synon të kërkojë reagim të menjëhershëm nga institucionet përgjegjëse për mbrojtjen e prodhuesve vendorë dhe adresimin e problemeve me të cilat po përballet sektori i qumështit.

Organizatorët kanë thënë se protestës pritet t’u bashkohen fermerë edhe nga komuna të tjera të Kosovës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër