Filipçe i LSDM-së i akuzon Mickoskin dhe VMRO-në se e “ndalën” rrugën vendit për në BE

Nga D. V.
1,028 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 17 Mars, Zhurnal.mk – Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, sot e akuzoi kryeministrin e vendit, Hristijan Mickoski, dhe partinë e tij VMRO-DPMNE, për siç tha të kenë “ndalur” rrugën e vendit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.


“Nuk ka përparim, Kryeministri deklaroi qartë se nuk do të bëhet asnjë hap përpara drejt Bashkimit Evropian. Çfarë do të thotë kjo? Do të thotë që qytetarët tanë, pas dekadash e dekadash pritjeje, tani kur gjithçka është shumë e sigurt, kur zgjerimi i Bashkimit Evropian po bëhet një nga prioritetet e Bashkimit Evropian, Hristijan Mickoski dhe VMRO-DPMNE vendosin ta ndalojnë vetë rrugën evropiane, t’u ndalojnë qytetarëve tanë qasjen në tregun e vetëm prej 500 milionë banorësh, të kufizojnë lëvizjen e lirë nëpër vendet evropiane, t’i detyrojnë njerëzit të nxjerrin pasaporta bullgare për arsye ekzistenciale dhe ekonomike”, theksoi Filipçe në një konferencë për shtyp.


Por ai nuk foli për kushtëzimin e Bullgarisë ndaj vendit për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit të BE-së e të cilin e kishte pranuar në korrik të vitit 2022 koalicioni qeveritar i përbërë asaj kohe nga LSDM e BDI.
Mickoski javë më parë kishte përsëritur qëndrimet e tija të forta se ndryshimi i Kushtetutës për të futur bashkësinë bullgare në të nuk do të ndodhë përderisa Bullgaria të plotësojë kushtin për respektimin e të drejtave të bashkësisë maqedonase në Bullgari, dhe kundër-kushtin e dytë që BE të garantojë se Bullgaria nuk do të përdorë ndonjë kusht të ri ndaj Shkupit për identitetin dhe gjuhën maqedonase gjatë procedit të negociatave për hyrje në BE.


Në të njëjtën kohë kryetari i partisë maqedonase opozitare të vendit, tha se se porosi serioze tashmë po mbërrijnë nga BE-ja edhe për ndikimin rus në vend.


“Kemi një deklaratë serioze, një paralajmërim nga Komisionerja Evropiane Marta Koss se nuk ka vend për anëtarë të rinj mbi të cilët Rusia dhe të tjerët kanë ndikim dhe se Evropa nuk dëshiron kuaj trojanë. Dhe ky është një mesazh shumë serioz dhe i fortë”, tha Filipce duke u thirrë në një projekt-raport të Parlamentit Evropian në të cilin flitet për ndikimin e ‘botës ruse’ në Maqedoni të Veriut,” vazhdoi tutje Venko Filipçe.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër