Filipçe: Mijëra tituj toksik – dëshmi për linçim të organizuat medial ndaj meje dhe LSDM-së

nga D. V.

Shkup, 22 janar – Kryetari i LSDM-së, Venko FIlipçe, sot në konferencë për shtyp kumtoi një pjesë të, siç i quajti, mijëra titujve toksik, që sipas tij paraqesin fushatë të organizuar për linçim personal dhe politik, me qëllim që opinioni të defokusohet nga skandalet korruptuese të pushtetit aktual.

Filipçe theksoi se sulmet ndaj tij dhe partisë janë prëforcuar paralelisht me zbardhjen e shumë skandaleve, mes të cilave emigrantë për para, tenderë kontestues dhe keqpërdorime në institucione.

“Shikoni, kështu duket përdithsmëria e LSDM-së dhe e imja personale. Kështu zgjohemi, kështu flejmë, kështu funksionojmë. Me këtë luftojmë çdo ditë – të pavërteta, gënjeshtra, ofendime, ngacmime, linçime. Në këtë janë investuar miliona euro. Ky është zbulimi i tyre”, tha Filipçe para se ta prezantonte galerinë me publikimet mediale.

Ai përsëriti se, sipas LSDM-së, prapa sulmeve mediatike qëndron oktapodi mediatik i VMRO-së dhe se me propagandë toksike po tenton të mbulohet gjendja reale me financat publike.

Si posaçërisht problematike i ceki reagimet apo, siç theksoi, mungesën e reagimeve nga shoqatat e gazetarëve, prëfshirë edhe ofendimet drejtuar atij nga ana e gazetarëve dhe mediumeve.

“Kjo sasi e urrejtjes nuk mund të ekzistojë tek një gazetar i pavarur. Këtë mund ta thotë vetëm personi thellësisht i lidhur me VMRO-në. Ndërkaq, derisa ne luftojmë me lajme të rrejshme, në parapskenë zhvillohet vjedhja”, deklaroi Filipçe.

Lideri i LSDM-së tha se sulmet e organizuara janë konfirmim se partia ndodhet në rrugën e vërtetë duke paralajmëruar se do t’i drejtohet Bashkimit Evropian dhe organizatave ndërkombëtare për mbrojtje të lirisë së fjalës.

Lidhur me veprimin e LSDM-së në Kuvend, Filipçe përsëriti se partia e tij mbetet opozitë konstruktive.

“Kjo nuk do të na ndalë. Tani jemi më të fuqishëm sepse ky është udhërrëfyes i qartë se ndodhemi në rrugën e vërtetë – në rrugën e së vërtetës dhe drejtësisë. Ndërkaq që drejtësia do të fitojë”, përfundoi Filipçe.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More