Filloi gjykimi për vrasjen e gruas 79-vjeçare në Shtip, i akuzuari nuk e pranon fajin

Nga D. V.
417 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shtip, 4 mars – Në Gjykatën Themelore Shtip sot fillon gjykimi kundër 74-vjeçarit Denis Asanov, i akuzuar për vrasje të 79-vjeçares B.N. nga Shtipi. I akuzuari Asanov nuk e pranon fajin për veprën për të cilën akuzohet. 

Vrasja ndodhi vitin e kaluar, ndërsa një pjesë e trupit të gruas së ndjerë ishte gjetur e varrosur në oborrin e shtëpisë së të akuzuarit. Sipas rrëfimit të cilin e kishte dhënë para Prokurorisë Themelore Publike në Shtip, motivet ishin xhelozi dhe mosmarrëveshje në dashuri. Gruaja e vrarë kërkohej disa ditë, ndërsa zhdukjen e saj e kishte denoncuar motra e saj. 

Sipas të dhënave nga MPB, më 24 tetor 2025, motra 84-vjeçare e viktimës kishte denoncuar se B.N. ishte zhdukur. Më 10 nëntor, me urdhër gjyqësor, ishte kryer bastisje në shtëpinë e të akuzuarit Asanov, me çka ishin gjetur gjurmë të gjakut dhe gjëra të tjera në lidhje me vrasjen. 

Pas bastisjes, i akuzuari ishte privuar nga liria dhe i ishte shqiptuar masa e paraburgimit. Ekspertizat shtesë dhe bisedat me të akuzuarin shkaktuan sqarime të hollësishme për mënyrën e kryerjes së veprës penale, theksohet në kumtesën e MPB-së të publikuar më 16 nëntor 2025.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër