Fillon beteja për kreun e Prokurorisë për Krim të Organizuar

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 1 gusht Zhurnal.mk – Prokurorët nga e gjithë Maqedonia e Veriut pas rreth një muaji pritet ta zgjedhin drejtuesin e ri të Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Kjo për shkak se kreut aktual, Islam Abazit i përfundon mandati më 8 nëntor të këtij viti, raporton Portalb.mk.

Duke qenë se sipas rregulloreve ligjore, konkursi për kreun e ri duhet të shpallet 90 ditë apo përkatësisht tre muaj para përfundimit të mandatit, Këshilli i Prokurorëve Publikë tashmë e ka nisur këtë proces.

Konkursi pritet të jetë i vlefshëm që nga 10 gushti, kur vendimi duhet të publikohet në “Gazetën Zyrtare”.

artikuj të ndërlidhura