Fillon procesi për kthimin e tatimit të solidaritetit, kompanitë duhet të dorëzojnë kërkesë në DAP

Nga D. V.
543 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 24 shkurt – Shteti gjatë muajit të ardhshëm duhet të paguajë pjesën e parë të tatimit të solidaritetit, të cilat kompanitë e kanë paguar në vitin 2023 në përputhje me Ligjin për tatimin e solidaritetit.

Nga Ministria e Financave deklaruan për MIA-n se ka filluar procesi për rimbursimin e fondeve të paguara në përputhje me Ligjin për tatimin e solidaritetit. “Është miratuar një Rregullore për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores mbi formën dhe përmbajtjen e formularit të kërkesës për rimbursimin e taksës së paguar tepër ose të mbledhur gabimisht dhe është publikuar tashmë në Gazetën Zyrtare. Kompanitë duhet të dorëzojnë kërkesë për rimbursimin e fondeve në Drejtorinë e të Ardhurave Publike”, njofton Ministria e Financave.

Me Ligjin për tatimin e solidaritetit ishin të përfshira kompanitë që në vitin 2022 gjeneruan të ardhura prej më shumë se 615 milionë denarë dhe në përputhje me Ligjin, rreth 50 milionë euro u paguan në Buxhet në vitin 2023 nga 156 kompani. Pasi Gjykata Kushtetuese e anuloi Ligjin, shteti ishte i detyruar të kthente fondet që u paguan në Buxhet në bazë të Ligjit. Bazuar në këtë Vendim të Gjykatës Kushtetuese, Ministria e Financave u udhëzua nga Qeveria që të vazhdonte së bashku me kompanitë për të përcaktuar një modalitet për kthimin e fondeve, ku u përcaktua që kthimi i fondeve do të bëhej në dy këste, gjegjësisht në mars të vitit 2026 dhe në mars të vitit 2027.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër