Fillon procesi për Planin aksional të pushtetit të hapur 2026–2028

Nga Xh M
323 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 2 prill Zhurnal.mk – Partneriteti për pushtet të hapur paraqet instrument të rëndësishëm për avancimin e transparencës, llogaridhënies dhe pjesëmarrjes së opinionit publik në krijimin e politikave. Përmes kësaj nisme krijohen parakushte për politika që janë më përfshirëse, më efikase dhe të orientuara drejt nevojave reale të shoqërisë, theksoi sot ministri i Administratës Publike, Goran Minçev në fjalimin e Konferencës për fillimin e procesit të bashkëkrijimit të Planit aksional na cionale për Partneritet për pushtet të hapur 2026–2028 (NAP7).

Me ngjarjen, siç informojnë nga Ministria e Administratës Publike, është shënuar fillimi i cilit të ri të bashkëkrijimit të planit aksionel në kuadër të nismën botërore Partneritet për pushtet të hapur, me qëllim përforcimin e transparencës, llogaridhënies së pjesëmarrjes së opinionit publik në proceset e krijimit të politikave.

Në fjalimin e tij, Minçev theksoi se Partneriteti për qeverisje të hapur është një mekanizëm i rëndësishëm për promovimin e qeverisjes demokratike dhe ndërtimin e besimit midis institucioneve dhe qytetarëve.

Ai theksoi se thelbi i procesit bazohet në një partneritet midis institucioneve dhe shoqërisë civile, i cili mundëson përcaktimin e përbashkët të prioriteteve të reformës dhe ndërtimin e politikave të qëndrueshme.

“Qeveria e hapur nuk është qëllim në vetvete. Është një mjet për qeverisje më të mirë, për politika më cilësore dhe për institucione që punojnë në interes të qytetarëve. Qëllimi ynë i përbashkët është të ndërtojmë një sistem në të cilin transparenca, llogaridhënia dhe pjesëmarrja do të jenë standardi në punën e institucioneve, dhe jo përjashtim”, deklaroi Minçev.

Në konferencë gjithashtu folën koordinatorja kombëtare për Partneritetin për Qeverisje të hapur në Ministrinë e Administratës Publike, Gordana Gapiq Dimitrovska, Marina Dimovska, Sekretare e përgjithshme e Parlamentit, si dhe Dançe Danillovska-Bajdevska, koordinatore e Rrjetit të organizatave të shoqërisë civile për barazi në fondacionin Metamorfozis.

Plani i ri aksional nacional për periudhën 2026-2028, qëndron në kumtesë të Ministrisë, do të fokusohet në fusha kyçe, siç janë antikorrupsioni, integriteti dhe llogaridhënia, hapësira civile, pjesëmarrje dhe liria, menaxhimi digjital, klima dhe mjedisi jetësor, si dhe parlamenti i hapur dhe gjyqësori i hapur.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër