Fillon protesta për paga më të larta në Shkup

Nga Xh M
1,361 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 14 mars – Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë ka nisur protestën me të cilën kërkohet rritja e pagës minimale në 600 euro.

Protesta filloi para ndërtesës së SSM-së, ndërsa destinacioni i parë ishte Kuvendi, ku kryetari i organizatës sindikale, Slobodan Trendafilov, iu drejtua pjesëmarrësve.

Është paraparë që protesta të ndalet edhe para Odës Ekonomike dhe para Qeverisë së Maqedonisë, ku SSM dhe punëtorët do të dërgojnë mesazhet kryesore.

Trendafilov edhe një herë theksoi se pagat nuk i ndjekin shpenzimet reale të jetesës dhe sot në rrjetet sociale bëri thirrje për pjesëmarrje masive.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër