“Fincantieri Albania” në Vlorë, Nufi në divizionin e anijeve detare në Itali: Njohje me praktikat më të mira

Nga D. V.
591 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 7 gusht, Zhurnal.mk – Në kuadër të partneritetit me FINCANTIERI, ministri i Mbrojtjes  Ermal Nufi zhvilloi një vizitë në divizionin e Anijeve Detare të kompanisë në Muggiano, Itali.

Kjo është një prej qendrave më të rëndësishme të ndërtimit të anijeve ushtarake dhe sistemeve detare në Evropë.

Gjatë vizitës në kantier, ministri u njoh nga afër me proceset e projektimit, prodhimit dhe integrimit të platformave moderne detare, si dhe me standardet e avancuara të menaxhimit industrial, kontrollit të cilësisë dhe organizimit të një kantieri të integruar të ndërtimit të anijeve.

Në publikimin e tij në rrjete sociale, ministri Nufi nënvizoi se, vizita shërbeu si një mundësi shumë e mirë për shkëmbimin e përvojave dhe njohjen me praktikat më të mira të FINCANTIERI, në funksion të zhvillimit të kapaciteteve industriale në Shqipëri dhe zbatimit të projektit të përbashkët “Fincantieri Albania” në Vlorë”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër