Fisnik Asllani i qartë për synimet: Ëndërrojmë Ligën e Kampionëve

Nga D. V.
449 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Sulmuesi i TSG Hoffenheimit, Fisnik Asllani ka folur për shanset e skuadrës për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, pas fitores ndaj Werder Bremenit.

Hoffenheimi mori tri pikë të rëndësishme në javën e 33-të të Bundesligës, duke e mposhtur Bremenin me rezultat minimal 1-0 në “PreZero Arena”. Golin e vetëm në ndeshje e realizoi Bazoumana Toure në minutën e 26-të.

Pas këtij triumfi, Hoffenheimi renditet në vendin e pestë me 61 pikë, po aq sa Stuttgart që është në pozitën e katërt. Kjo do të thotë se, me vetëm edhe një ndeshje të mbetur, ekipi i Asllanit e mban ende gjallë shpresën për top 4, por përveç fitores së vet duhet të shpresojë edhe në një hap fals të Stuttgartit në javën e fundit.

Duke folur për objektivin e Ligës së Kampionëve, Asllani u shpreh optimist, por njëkohësisht kritik për mënyrën si u menaxhua ndeshja.

“Ëndrra për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve është ende aty”.

“Para së gjithash, fitorja ishte shumë e rëndësishme për ne. Megjithatë, duhej të kishim shënuar më shumë gola dhe, në fakt, patëm fat që nuk pësuam”.

Ai shtoi se një gol i dytë do ta qetësonte ekipin, ndërsa komentoi edhe vështirësitë kur luan kundër një kundërshtari që mbyllet në mbrojtje.

“Nëse do ta kishim shënuar golin e dytë, do të ishim më të qetë dhe më pak të shqetësuar. Ndoshta kartoni i kuq nuk na motivoi aq sa mund të mendoni.

“Të luash kundër një ekipi me lojtar më pak nuk është aq e lehtë sa duket. Bremeni u mbrojt shumë, luajti me kundërsulme dhe ne nuk gjetëm hapësira”.

Asllani shpjegoi edhe një moment kyç në aksionet ofensivë të Hoffenheimit.

“E ktheva shpejt topin prapa para portës dhe kështu i shfrytëzuam momentet kur Bremeni nuk ishte plotësisht i vëmendshëm”.

“Ndeshja ishte shumë e rëndësishme. Javën e ardhshme duam të përgatitemi. Jemi të fokusuar te vetja. Kur shikon çfarë bëjnë të tjerët, shpesh harron rolin tënd”.

“Ndeshja jashtë ndaj Gladbachut do të jetë e vështirë. Pastaj do ta shohim si shkon”, përfundoi Asllani.

Asllani përndryshe po e kalon sezonin e fundit te Hoffenheimi, ngase pritet të largohet në verë – me klubet si Barcelona, Bayern Munich dhe Borussia Dortmund që kanë shprehur interesim

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër