Kryeministri Edi Rama, në një bashkëbisedim në rrjetet sociale, ka zgjedhur të komentojë sërish protestën, e cila sot hyn në ditën e saj të 52-të.
Kryeministri Rama ka thelluar kthesën për protestën, duke u shprehur se historia e flamingove është historia e Shqipërisë së re, e cila e ka bërë të mësojë dhe të mendojë më thellë.
Ai shtoi se Paketa e Maleve do të jetë një histori suksesi e së ardhmes, gjë që sipas tij u ka munguar njerëzve.Paketa e maleve është gjëja që u ka munguar njerëzve. Zhurma dhe akuzat shpifëse, ndarjet, vetëm mjegullojnë sytë e atyre që merren me to. Paketa e maleve do të jetë një histori e madhe suksesi për shqiptarët.
