Flick miraton transferimin e alternativës së Julian Alvarez

Nga D V
774 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick thuhet se ka miratuar blerjen e një sulmuesi alternativ pas vështirësive për të transferuar Jualian Alvarezin nga Atletico Madridi këtë verë.

Flick kishte këmbëngulur në nënshkrimin e sulmuesit të Atletico Madridit, Julian Alvarez, si objektivin e tij primar, por duket se e ka zbutur qëndrimin e tij për shkak të vështirësive të paraqitura nga Los Rojiblancos për një marrëveshje të mundshme.

Sipas gazetarit Gerard Romero, trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, i ka dhënë dritën jeshile klubit për të ndjekur një lëvizje për sulmuesin e Sportingut Lisbonës, Luis Suarez.

Suarez është shfaqur si një opsion rezervë i mundshëm, megjithëse negociatat me klubin portugez mund të jenë të vështira.

28-vjeçari kolumbian pati një sezon të frytshëm 2025/26, duke shënuar 38 gola dhe nëntë asistime në të gjitha garat.

Vlera e Suarez në faqen e specializuar Transfermarkt vlerësohet 30 milionë euro, por në rast shitje, Sporting Lisbona nuk ka të ngjarë të lejojë largimin për më pak se klauzola prej 80 milionë euro.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër