Flick thotë se nuk do të drejtojë asnjë skuadër pas Barcelonës: Puna ime e fundit është këtu

Nga D. V.
764 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Trajneri i Brcelonës, Hansi Flick, ka deklaruar se nuk është momenti i duhur për të diskutuar rinovimin e kontratës së tij, megjithëse nuk e fsheh dëshirën për të vazhduar te gjiganti katalanas.

Duke folur për mediat, Flick theksoi se fokusi i tij aktual është te ndeshjet e rëndësishme që e presin skuadrën.

“Nuk mendoj se është koha e duhur. Kemi një ndeshje shumë të rëndësishme. Të gjithë e dinë që jam shumë i lumtur këtu, por duhet të flas me familjen time. Do të ketë kohë për të folur, nuk është momenti tani”.

Trajneri gjerman shprehu gjithashtu lidhjen e fortë që ka krijuar me klubin dhe ambientin në Barcelonë.

“Është e qartë se më pëlqen të punoj këtu. Gjëja më e rëndësishme është se ndihem si në një familje të madhe. Kam mbështetjen e klubit, por ky është futbolli. Jam këtu për të ndihmuar ekipin të arrijë nivelin më të lartë”, vazhdoi Flick.

Flick shkoi edhe më tej, duke lënë të kuptohet se nuk e sheh veten në një aventurë tjetër në të ardhmen.

“Nuk po mendoj të shkoj diku tjetër. Ky do të jetë klubi im i fundit, puna ime e fundit dhe jam i kënaqur”, përfundoi trajneri gjerman.

Nga ana tjetër, presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka deklaruar së fundmi se palët janë pranë një marrëveshjeje për zgjatjen e kontratës së Flick deri në vitin 2028.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër