“Fluturonte” me 194 km/h në autostradën Tetovë–Gostivar, policia arreston shoferin e Rolls-Royce

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Gostivar, 23 tetor Zhurnal.mk – Sot (23.10.2026), në orën 12:05, në autostradën Gostivar – Tetovë, nëpunës policorë nga Njësia Mobile për Sigurinë e Trafikut Rrugor pranë Sektorit për Çështje të Trafikut, me një automjet të posaçëm policor – gjurmues, regjistruan një automjet udhëtarësh të markës “Rolls-Royce”, me targa të Tetovës, i cili lëvizte me shpejtësi prej 194 kilometrash në orë, në një segment rrugor ku shpejtësia maksimale e lejuar është 80 kilometra në orë.

Shoferi B.M. (44) nga Gostivari është privuar nga liria për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “drejtim i pakujdesshëm i automjetit”, të parashikuar në nenin 297-a të Kodit Penal. Janë ndërmarrë masat dhe aktivitetet përkatëse, ndërsa ndaj tij do të iniciohet procedurë përkatëse në përputhje me ligjin.

Ministria e Punëve të Brendshme vazhdon kontrollet e shtuara të trafikut në të gjithë territorin e shtetit, përfshirë edhe përdorimin e automjeteve të posaçme policore – gjurmuesve, me qëllim zbulimin dhe sanksionimin në kohë të shoferëve të papërgjegjshëm, përmirësimin e sigurisë rrugore dhe mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të të gjithë pjesëmarrësve në trafik.

Mosrespektimi i kufizimeve të shpejtësisë përbën një nga faktorët kryesorë për shkaktimin e aksidenteve të trafikut, të cilat jo rrallëherë kanë pasoja të rënda për jetën dhe shëndetin e njerëzve, si dhe për pronën.

Ministria e Punëve të Brendshme u bën apel të gjithë pjesëmarrësve në trafik që t’i respektojnë në mënyrë të vazhdueshme rregullat dhe dispozitat e trafikut dhe, me sjellje të përgjegjshme, të kontribuojnë për siguri më të madhe në rrugë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër