Frederiksen siguron mandatin e tretë si kryeministre

Nga D. V.
610 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Kompenhagë, 02 qershor, Zhurnal.mk – Socialdemokratja Mette Frederiksen ka siguruar një mandat të tretë si kryeministre e Danimarkës, pas arritjes së një marrëveshjeje për formimin e qeverisë, rreth 10 javë pas zgjedhjeve parlamentare.

Frederiksen do të drejtojë një qeveri të re të qendrës së majtë, e përbërë nga katër parti politike.

Mbrëmjen e djeshme, ajo informoi mbretin Frederik X për synimin e saj për të formuar një koalicion mes Partisë Socialdemokrate, Partisë Popullore Socialiste, partisë liberale të djathtë “Venstre” dhe partisë e qendrës “Moderaterne”.

Katër partitë së bashku, kontrollojnë 82 vende në parlamentin danez, më pak se 90 mandatet e nevojshme për një shumicë absolute.

Megjithëse qeveritë e pakicës janë të zakonshme në Danimarkë, një koalicion qeverisës duhet të sigurojë, që të mos përballet me një shumicë kundërshtare në parlament.

Për këtë arsye, qeveria e re do të ketë nevojë për mbështetjen e partive të tjera, si Aleanca Kuqe-Gjelbër, e cila zotëron 11 vende.

Ky do të jetë mandati i tretë i Frederiksen në krye të qeverisë, pas fitoreve të saj në zgjedhjet e viteve 2019 dhe 2022.

Më herët, ajo humbi të drejtën për të formuar qeverinë e re, pasi nuk arriti të siguronte një marrëveshje koalicioni pavarësisht javëve të gjata të negociatave.

Më pas, liderit të partisë liberale “Venstre”, Troels Lund Poulsen, iu besua detyra për formimin e qeverisë, por edhe përpjekjet e tij rezultuan të pasuksesshme.

Frederiksen është rikthyer në krye të procesit negociues, prej pak më shumë se një jave.

Një rol kyç në negociatat për qeverinë e re, luajti edhe ish-kryeministri danez dhe ministri aktual i Jashtëm, Lars Lokke Rasmussen, së bashku me partinë e tij të qendrës “Moderaterne”.

Rasmussen zhvilloi bisedime me të dy kampet politike dhe ndërpreu negociatat në dy raste gjatë procesit.

Frederiksen pritet të prezantojë sot prioritetet e qeverisë së re gjatë, ndërsa ministrat e rinj do t’i paraqiten zyrtarisht, nesër mbretin Frederik X.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër