Gostivar, 1 janar – Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për kryetar të Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, ka vazhduar me shpalosjen e programit të tij parazgjedhor. Ai me ofertën e tij programore i ka njoftuar edhe qytetarët që i ka takuar në sheshin e qytetit të Gostivarit, në një aktivitet të organizuar nga forumet rinore të partive që përbëjnë AKI-në.
Pjesë e programit të tij, Limani ka thënë se është edhe transformimi i bulevardit kryesorë të qytetit.
“Kemi nisur edhe transformimin e bulevardit kryesor të qytetit. Bulevardi do të shndërrohet në zemrën urbane të Gostivarit, me ndriçim modern, shtigjeve për biçikleta, si dhe hapësira të gjelbra për qytetarët. Do të jetë një hapësirë funksionale dhe sociale, ku qyteti zhvillohet bashkë me njerëzit e tij. Qasja jonë ndaj zhvillimit është e planifikuar, e barabartë dhe gjithëpërfshirëse. Çdo qytetarë në çdo lagje dhe fshat përreth Gostivarit do të jetë pjesë e këtij transformimi.”, – deklaroi kandidati i AKI-së për kryetar të Gostivarit, Valbon Limani.
Me rastin e ndërrimit të viteve, Limani ka përcjellë urime për vitin e ri për të gjithë qytetarët e Komunës së Gostivarit.

