Gashi-Radman: Kroacia vazhdimisht mbështet anëtarësimin e Maqedonisë në BE

Nga D. V.
395 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 27 shkurt – Kryetari i Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashi sot ka takuar ministrin e Punëve të Jashtme dhe Europiane të Kroacisë, Gordan Grliç Radman.

Në takim u theksuar mbështetja e vazdhueshme e Kroacisë për anëtarësimin e Maqedonisë në BE.

“Riafirmuam marrëdhëniet e shkëlqyera dhe miqësore ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kroacisë, ndërsa theksova mirënjohjen tonë për mbështetjen e vazhdueshme dhe të fuqishme që Kroacia i jep perspektivës europiane të vendit tonë.

Diskutuam për rëndësinë e politikës së zgjerimit të BE-së si investim strategjik për paqen dhe stabilitetin e rajonit dhe kontinentit, për zbatimin e reformave, si dhe për ndarjen e përvojës së çmuar nga procesi i anëtarësimit të tyre në Bashkimin Europian.

Konfirmova përkushtimin tonë të plotë ndaj vlerave euroatlantike, ndërsa shpreha gatishmërinë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe miqësisë sonë”, shkruan Gashi.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër