Shkup, 17 qershor, Zhurnal.mk – Deputeti bullgar, Angel Georgiev nga partia me qëndrime nacionaliste dhe kontraverse ndaj Maqedonisë, “Rilindja” në margjinat e Kuvendit të Bullgarisë në një koment për djegien e veturave diplomatike të ambasadës bullgare në Shkup, tha se do t’i propozojë presidentit Rumen Radev që t’i kërkon BE-së për të ndaluar të gjitha fondet evropiane për Maqedoninë e Veriut.
“Ne propozojmë një zgjidhje me të cilën kryeministri Rumen Radev do t’i kërkonte BE-së që të ndalojë absolutisht të gjitha fondet evropiane që ndahen për Republikën e Maqedonisë së Veriut. Kjo është e vetmja zgjidhje funksionale që do ta detyrojë fqinjin tonë të ndërmarrë reforma reale, sepse shohim se ai nuk ka dëshirë për reforma dhe për t’u anëtarësuar në BE”, përfundoi Georigiev.
