Gjatë javës së kaluar janë hequr 890 metra kubë nga deponitë e egra

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 10 nëntor, Zhurnal.mk – Gjatë javës së kaluar, ekipet e NP Higjiena Komunale – Shkup ngritën dhe transportuan 3600 tonë mbetje komunale nga amvisëritë dhe subjektet juridike në territorin e qytetit të Shkupit, informojnë nga ndërmarrja publike e qytetit.

Gjatë së njëjtës periudhë, siç theksojnë, në të gjitha komunat e Shkupit nga sipërfaqet publike dhe të trafikut u hoqën 890 metra kub mbetje të vëllimshme dhe ndërtimore  të hedhura në mënyrë të paligjshme.  Sasia më e madhe e mbetjes së hedhur në mënyrë të paligjshme u ngrit në komunën e Çairit, ku u pastruan gjithsej 220 metra kub mbetje nga deponit e egra.

“Eko-patrulla e NP Higjiena Komunale – Shkup përgatiti 26 procesverbale për persona dhe subjekte juridike të kapur gjatë shkeljes së Ligjit për Pastërti Publike. Numri më i madh i procesverbaleve – gjithsej 12, u dorëzuan në territorin e komunës së Çairit në Shkup”, njoftoi HK

NP Higjiena Komunale – Shkup realizoi  eko-ligjerata për veprimin e duhur me mbetjet në SHFK “Krume Kepeski” në komunën Kisella Vodë. Në aktivitetet edukative morën pjesë gjithsej 90 nxënës nga klasat e gjashta të shkollës, ndërsa qytetarët tanë të vegjël u njohën me mënyrën e duhur të hedhjes së mbetjes komunale, si dhe me përfitimet e përzgjedhjes parësore të tyre.

artikuj të ndërlidhura