Gjendet i pajetë brenda makinës një 39-vjeçar në Tiranë, policia nis hetimet

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Një 39-vjeçar është gjetur i pajetë brenda një automjeti në rrugën “Ali Bakiu”, në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake viktima, banues në Paskuqan, nuk ka pasur shenja dhune në trup, ku si rrjedhojë dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.

Njoftimi i policisë:

Në rrugën “Ali Bakiu”, brenda një automjeti është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune shtetasi D. D, 39 vjeç, banues në Paskuqan.

Automjeti rezulton në pronësi të vëllait të tij, shtetasit P. D. Paraprakisht dyshohet se humbja e jetës ka ardhur për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po vijon veprimet për
sqarimin e plotë të rrethanave të rastit dhe përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër