Gjendja në burgje është serioze

Nga Xh M
586 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 2 shtator Zhurnal.mk – Ministri për Punë të Brendshme, Pançe Toshkovski, vlerësoi se gjendja në burgje duhet të trajtohet seriozisht, pasi strukturat kriminale mund të vazhdojnë veprimtarinë e tyre edhe brenda burgjeve.

“Presionet, frikësimi dhe korrupsioni mund të cenojnë drejtpërdrejt integritetin dhe qëndrueshmërinë e personelit të burgjeve. Këto sfida janë reale dhe nuk duhet t’i nënvlerësojmë”, deklaroi Toshkovski, i cili mbipopullimin e vlerësoi si një problem.

Ai në konferencën e organizuar nga Misioni i OSBE-së në Shkup, vlerësoi se me këtë do të dobësohet efikasiteti i sistemit të drejtësisë penale. Ndër të tjera ai vlerësoi se bashkëpunimi rajonal do të përmirësojë gjendjen në burgjet e Maqedonisë së Veriut.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër