Gjendje alarmante në Gostivar, Valbon Limani: Lusim çdo qytetarë, të evitojnë daljet nga shtëpia pa nevojë!

Nga admin
379 e lexuar

Shkup, 16 shkurt – Reshjet e dendura kanë shkaktuar vërshime në disa zona të banuara të qytetit, duke rënduar situatën në të gjithë rajonin e Pollogut. Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me gjendjen e krijuar dhe ka kërkuar reagim urgjent nga institucionet përgjegjëse.

Sipas tij, përkundër përpjekjeve maksimale të Komunës dhe ndërmarrjeve komunale për të menaxhuar situatën në terren, nevojitet ndërhyrje e menjëhershme nga ELEM, si institucion me kompetenca për menaxhimin e ujërave të lumit Vardar, si dhe nga zyrat e Ekonomizimit të Ujërave, përgjegjëse për sistemin e ujitjes.

Komuna ka ngritur alarm edhe pranë Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK), ndërsa u është bërë thirrje qytetarëve që të shmangin daljet nga shtëpitë pa nevojë, për shkak të rrezikut të shtuar.

“Vështirësi të mëdha po hasen në të gjithë rajonin e Pollogut. Ju lutem veproni sa më shpejt”, ka apeluar kryetari Limani.

Autoritetet lokale vijojnë të jenë në terren, ndërsa pritet reagimi i institucioneve kompetente për stabilizimin sa më të shpejtë të situatës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër