Shkup, 29 shtator, Zhurnal.mk – Kryetari i komunës Orce Gjorgjievski së bashku me ushtruesen e detyrës ambasadore e SHBA-së në vend, Nicole Varns, morën pjesë në hapjen e ekspozitës “Road to Liberty” / “Rruga drejt lirisë” në Shkup, kushtuar jubileut të madh – 250 vjet nga pavarësia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ngjarja u organizua me qëllim që përmes një qasjeje moderne dhe interaktive historia t’u afrohet të rinjve, duke i nxitur të hulumtojnë dhe të mendojnë për kontributin e tyre në komunitet. Gjorgjievski theksoi se liria, barazia dhe dinjiteti njerëzor janë vlera që çdo gjeneratë ka përgjegjësi t’i ruajë dhe t’i transmetojë.
Ai shprehu mirënjohje ndaj ambasadores amerikane, Ambasadës së SHBA-së dhe Qoshkut Amerikan në Shkup për bashkëpunimin, duke theksuar se miqësia mes dy vendeve forcohet më tej përmes ngjarjeve kulturore dhe nismave të reja për të rinjtë.
