Shkup, 3 shtator, Zhurnal.mk – Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, informoi për promovimin e automjeteve të reja për higjienën komunale, të realizuara përmes projektit me mbështetje nga Banka Botërore.
Në ngjarje ishin të pranishëm kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, dhe zëvendëskryeministri dhe ministër i transportit, Aleksandar Nikolloski.
Sipas Gjorgjievskit, mekanizimi i ri bashkëkohor do të forcojë kapacitetet për mirëmbajtjen e higjienës publike dhe do të mundësojë mbledhje më efikase të mbeturinave. Ai theksoi se Qyteti i Shkupit me mjete vetjake po blen shtesë automjete të specializuara dhe mbi 3.300 kontejnerë të rinj.
“Për ne, pastërtia e Shkupit nuk është aksion i përkohshëm, por detyrim i përditshëm ndaj qytetarëve. Prandaj punojmë të përkushtuar, të organizuar dhe pa justifikime në çdo lagje, në çdo rrugë dhe në çdo mahallë”, theksoi Gjorgjievski.
Ai shprehu mirënjohje ndaj kryeministrit Mickoski, zëvendëskryeministrit Nikolloski dhe drejtoreshës së Bankës Botërore për Maqedoninë për mbështetjen në realizimin e këtij projekti.
