Gjorgjievski paralajmëroi ndërtimin e bulevardit të ri “Brigada Maqedono‑Kosovare”: Katër korsi dhe infrastrukturë moderne

Nga D V
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 4 shtator, Zhurnal.mk – Në prag të fillimit të punimeve për ndërtimin e bulevardit të ri “Brigada Maqedono‑Kosovare”, sot kryetari i Shkupit, Orce Gjorgjievski, së bashku me kryetarin e Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, kryen inspektim në terren.

Sipas Gjorgjievskit, faza e parë e ndërtimit do të zhvillohet në segmentin nga kryqëzimi me rrugën “Xhon Kenedi” deri te bulevardi “Bosnja dhe Hercegovina”.

Projekti parashikon katër korsi, nga dy në secilin drejtim, gjelbërim qendror, shtigje për biçikleta në të dyja anët dhe trotuare të rregulluara. Gjithashtu, do të ndërtohet kanalizim atmosferik i ri, ndriçim modern rrugor, gjelbërim mbrojtës dhe zgjerime për stacionet e autobusëve.

Në deklaratën e tij, Gjorgjievski theksoi rëndësinë e investimit për kryeqytetin:

“Shkupjanët meritojnë infrastrukturë moderne, të sigurt dhe funksionale. Ky është një nga themelet e vizionit tim për një qytet që zhvillohet planikisht, në mënyrë të barabartë dhe me strategji të qartë.”

Ai shtoi se me këtë investim rritet siguria në komunikacion dhe përmirësohet mobiliteti i qytetarëve.

“Me ndërtimin e këtij bulevardi krijojmë një hapësirë urbane moderne dhe të organizuar. Rrisim sigurinë, përmirësojmë lëvizshmërinë dhe ndërtojmë infrastrukturë që do t’u shërbejë shumë gjeneratave. Shkupin e zhvillojmë në mënyrë të barabartë, në çdo komunë dhe për çdo qytetar!”, porositi Gjorgjievski.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër