Shkup, 24 korrik, Zhurnal.mk – Një substancë e pazakontë, e bardhë dhe me shkumë, ka mbuluar derdhjen e lumit Lepenc në lumin Vardar, në Shkup.
Kryetari i Shkupit, Orce Gjorgjievski, doli në terren së bashku me shërbimet inspektuese dhe theksoi se, edhe pse kjo çështje është në kompetencë të Ministrisë së Mjedisit Jetësor, ata kanë marrë mostra dhe do të hetojnë se kush është ndotësi.
Ai tha se raste të tilla dhe sjellje të papërgjegjshme ka pasur edhe më herët, por kësaj radhe do të ketë veprim konkret.
Përgjatë derdhjes së lumit Lepenc ka disa kompani, ndërsa rrjedha e tij vjen nga territori i Kosovës.
