Gjykata e Apelit përkujton gjyqtarin Astrit Kalaja: Humbje e dhimbshme për drejtësinë shqiptare

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 06 tetor, Zhurnal.mk – Trupa gjyqësore e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm përkujtoi sot, në njëvjetorin e ndarjes nga jeta, gjyqtarin Astrit Kalaja, i cili u vra gjatë zhvillimit të një seance gjyqësore.

Në një njoftim për shtyp Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm tha se sot shënohet një vit nga vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, një humbje e dhimbshme për familjen, kolegët dhe drejtësinë shqiptare.

Në fillim të ditës së sotme, trupa gjyqësore e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm u mblodh në kujtim të gjyqtarit Astrit Kalaja, duke nderuar kujtimin e kolegut dhe kontributin e tij në drejtësi.

Më pas, në Shkodër, familjes së tij iu shprehën ngushëllimet dhe solidariteti i kolegëve, të cilët ndajnë dhimbjen e kësaj humbjeje, duke e kujtuar Astritin me respekt e mirënjohje.

Astrit Kalaja lindi në Shkodër dhe u diplomua në vitin 1993 në Fakultetin e Drejtësisë. Me një karrierë 32-vjeçare, Kalaja u emërua për herë të parë magjistrat në Shkodër, më 24 nëntor 1993. Në qershor të vitit 2004, deri në janar 2023, Kalaja ishte gjyqtar i Gjykatës së Apelit në qarkun Shkodër, derisa u emërua në Gjykatën e Apelit të Tiranës.

Në vitin 2019, Kalaja u konfirmua në detyrë, duke kaluar procesin e Vetting-ut. Në vitin 2022, gjyqtari u konfirmua në detyrë edhe nga KPA-ja. Kalaja u zgjodh edhe anëtar në Kolegjin Zgjedhor tri herë radhazi.

Kalaja u qëllua me armë zjarri brenda ambienteve të Gjykatës, më 6 tetor 2025, ku për pasojë humbi jetën.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër