Gjykata Themelore Tetovë, Taravari mbetet kryetar i ASH-së, Sela humb betejën

Nga B.M
783 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 18 Mars, Zhurnak.mk – Aleanca për Shqiptarët, krahu i udhëhequr nga Arben Taravari, ka njoftuar se Gjykata Themelore Tetovë ka hedhur poshtë kërkesën e Ziadin Sela për ndryshimin e kryetarit të partisë.

Në reagimin e publikuar, thuhet se gjykata ka pranuar kërkesën e paraqitur nga Taravari për regjistrimin e ndryshimeve statutare në Regjistrin Gjyqësor të partive politike.

“Sipas vendimit të Gjykatës Themelore në Tetovë, është pranuar kërkesa e paraqitur nga Arben Taravari për regjistrimin e ndryshimeve në Statutin e partisë në Regjistrin Gjyqësor të partive politike”, thuhet njoftimin e ASH-Taravari.

Sipas të njëjtit njoftim, vendimi parasheh:

“Shfuqizohet Statuti i miratuar në Kongresin e III-të të Jashtëzakonshëm të datës 24.12.2022; Regjistrohet Statuti i miratuar në Kongresin e II-të të Aleancës për Shqiptarët, i mbajtur më 27.03.2022, në përputhje me vendimin e Kongresit të IV-t të Jashtëzakonshëm të datës 16.02.2024 në Shkup.”

Po ashtu, nga ASH-krahu i Taravarit theksojnë se gjykata ka refuzuar kërkesën e Ziadin Selës

“Njëkohësisht, gjykata ka refuzuar si të pabazuara kërkesat e paraqitura nga Ziadin Sela lidhur me ndryshimin e kryetarit të partisë dhe ndryshimet statutare.”

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër