Goditet rrjeti i drogës në Sarandë, 20 persona në pranga, sekuestrohen kokainë, kanabis dhe 2 pistoleta

Nga Xh M
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Sarandë, 6 shtator Zhurnal.mk – Një operacion i gjerë kundër shpërndarjes së drogës dhe armëmbajtjes pa leje është finalizuar në Sarandë, pas dy muajsh hetime të zhvilluara nga Policia në bashkëpunim me Prokurorinë.

Në kuadër të operacionit të koduar “Vjeshta” janë ndaluar 20 persona, ndaj të cilëve Gjykata e Sarandës kishte caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”.

Gjatë kontrolleve, policia ka sekuestruar dy pistoleta, kokainë dhe kanabis të ndara në dhjetëra doza, që dyshohet se ishin për shitje. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar gjithashtu katër automjete, 19 telefona celularë dhe një shumë parash në lekë dhe euro.

Arlind Osmani, 25 vjeç, lindur në Elbasan, banues në Ksamil
Feliks Filija, 27 vjeç, lindur në Elbasan, banues në Ksamil
Medi Myftaraj, 35 vjeç, lindur në Fier, banues në Ksamil
Nikolin Rakipi, 32 vjeç, lindur dhe banues në Sarandë
Altin Arapi, alias Altin Demiri, 48 vjeç, lindur dhe banues në Sarandë
Klerjan Popshini, 27 vjeç, lindur në Babrru dhe banues në Ksamil
Redian Arizi, 33 vjeç, lindur në Këlcyrë dhe banues në Ksamil
Erion Dido, 41 vjeç, lindur dhe banues në Sarandë
Dhimitër Terolli, 33 vjeç, lindur dhe banues në Sarandë
Xhuliano Mejdi, 27 vjeç, lindur dhe banues në Sarandë
Vasil Kaci, 23 vjeç, lindur dhe banues në Sarandë
Flatun Lalaj, 54 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Sarandë
Bledar Kovaçi, 26 vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Sarandë
Shefqet Bezhani, 20 vjeç, lindur dhe banues në Sarandë
Andrea Babi, 20 vjeç, lindur dhe banues në Sarandë
Nazif Refitaj, 24 vjeç, lindur në Patos dhe banues në Sarandë
Elvis Demçaj, 30 vjeç, lindur në Gjirokastër dhe banues në Sarandë
Denis Saliaj, 22 vjeç, lindur në Tiranë dhe banues në Sarandë
Korado Omeri, 28 vjeç, lindur dhe banues në Sarandë
Janë shpallur në kërkim:

Fabjo Berhamaj, 30 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Sarandë
Stilian Rakipi, 26 vjeç, lindur dhe banues në Sarandë
Proceduar në gjendje të lirë:

Ermir Nasi, 37 vjeç, lindur dhe banues në Lushnjë
Bashkëpunëtorë të kapur më 31 korrik:

Argjend Nanaj
Ardit Cama
K. J.
Sekuestruar total:

72 doza kokainë
80 doza Cannabis
2 pistoleta
4 makina
19 celularë
Sasi eurosh
Njoftimi:

Sarandë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Vjeshta”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.

Operacioni, pas një hetimi proaktiv 2-mujor të zhvilluar nga Komisariati i Policisë Sarandë, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë.

Kapen dhe ndalohen 20 shtetas. Sekuestrohen 2 armë zjarri pistoletë, lëndë narkotike kokainë dhe kanabis, automjete dhe aparate celulare.

Dy muaj më parë, në kuadër të këtij procedimi, u arrestuan në flagrancë 3 shtetas dhe u sekuestruan 5 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, Forcën Kombëtare të Sigurisë, Njësitë Fier dhe Tiranë, si dhe Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë, Elbasan e Gjirokastër, nën drejtimin e Prokurores, znj. Esmeranda Basho, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, finalizuan operacionin policor të koduar “Vjeshta”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve ndaj të cilëve Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë kishte vendosur masën e sigurisë “arrest në burg”, konkretisht:

A. O., 25 vjeç; F. F., 27 vjeç; M. M., 35 vjeç; K. P., 27 vjeç; R. A., 33 vjeç, banues në Ksamil; N. R., 32 vjeç; A. A. (D), 48 vjeç; E. D., 41 vjeç; Dh. T., 33 vjeç; Xh. M., 27 vjeç; V. K., 23 vjeç; F. L., 54 vjeç; B. K., 26 vjeç; Sh. B., 20 vjeç; A. B., 20 vjeç; N. R., 24 vjeç; E. D., 30 vjeç; D. S., 22 vjeç; K. O., 28 vjeç dhe F. B., 30 vjeç, banues në Sarandë.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në bazë të vendimeve të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, shtetasve D. S. dhe Sh. B. policia u gjeti nga një armë zjarri pistoletë, të cilat do t’i nënshtrohen ekzaminimeve të mëtejshme në Institutin e Policisë Shkencore.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan gjithashtu sasi të lëndës narkotike kokainë dhe kanabis, të ndara në dhjetëra doza me qëllim shitjen, 4 automjete, 19 aparate celulare dhe një shumë parash, në lekë dhe euro.

Ndërkohë, gjatë operacionit u procedua në gjendje të lirë shtetasi E. N., 36 vjeç, banues në Lushnjë, pasi kundërshtoi shërbimet e Policisë për të mos ushtruar kontroll në një nga dhomat e hotelit, ku u kap shtetasi Sh. B. dhe iu gjet një armë zjarri pistoletë.

Më parë, në kuadër të këtij procedimi, më datë 31.07.2026, janë arrestuar në flagrancë shtetasit A. N., A. C. dhe K. J., si dhe u sekuestruan 5 kg lëndë narkotike kanabis, të cilën dyshohet se synonin ta shpërndanin në Sarandë dhe Ksamil.

Nga hetimet rezulton se këta shtetas ushtronin veprimtarinë e shitjes së lëndëve narkotike në rrethin e Sarandës, në zonat e plazheve, lokalet e natës dhe në afërsi të shkollave.

Hetimet vijojnë, nën drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale, përcaktimin e përgjegjësive individuale dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Sarandë, për veprime të mëtejshme.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër